Luiz Ejlli është njëri nga katër finalistët e Big Brother VIP Albania.
Ai së fundmi është intervistuar nga prezantuesit e Top Albania Radio për rrugëtimin e tij në këtë format.
Artisti shkodran ka folur për eksperiencën, ngjarjet, banorët e tjerë e po ashtu edhe për Kiarën.
I njëjti theksoi se kur u martua me Kiarën ka fituar Big Brotherin, edhe nëse nuk do ta rrëmbejë çmimin e madh.
“Me datë 2 shkurt që ndodhi dasma, ato momente kam thënë, unë fitova çmimin e madh. Për mua ishte Kiara çmimi i madh”, u shpreh Ejlli.
Krijuesi i hitit “Zjarr e ftohtë” javë më parë i bëri edhe një propozim moderatores, duke dëshmuar edhe më shumë raportin që kanë krijuar.
Ata kanë theksuar disa herë se pas Big Brotherit do të organizojnë edhe një dasmë.