Edicioni i dytë i “Big Brother VIP Albania”, do të mbahet mend për lojë, intriga e shumëçka tjetër.
Luiz Ejlli është emri i këngëtarit shkodran, që e bëri këtë edicion të veçantë.
Ani pse qysh nga java e dytë dihet fituesi i këtij edicioni, Luizi është kryqëzuar nga opinionistët shumë herë para publikut.
Njëri nga “gjyqet” që atij iu bë kishte të bënte me rrëfimin e tij mbi sëmundjen e të cilën më pas doli që ishte i shëndosh.
“Gjyqi” tjetër iu bë kur gjatë një loje e kishte nxënë Kiarën tek lavamani duke mos e lëshuar.
Ishte Zhaklina ajo e cila u shpreh se kjo ishte dhunë.
Tjetri “gjyq” iu bë mbrëmjen e kaluar, teksa këngëtari shkodran ishte shprehur se Jori, banorja e eliminuar poashtu mbrëmë nuk ka aftësi për lojë dhe për të vetmën gjë që do të mbahet mend janë bikinet.
Këto Zhaklina i ka konsideruar si komente seksiste.
Por jo vetëm Luizi, edhe Efi shpesh është “kryqëzuar” nga opinionistët.
Ajo u “kryqëzua”, në studio kur mbrou Luizin tek situata me Kiarën të cilën ata e konsideronin dhunë.
Edhe pas rikthimit ajo sërish u përplasë me ta, pasi opinionistët debatet me Kiarën e quajtën lojë, teksa mbështetjen për Luizin nuk e cilësuan reale, sepse gjithmonë sipas tyre, ajo e pa përkrahjen që ai kishte jashtë.
Kiara gjithashtu është ish banorja që nuk iu hoq “zullumi” nga opinionistët.
Ajo u “sulmua” brenda shtëpisë, teksa nuk kanë munguar edhe ironitë nga Arbëri, lidhur me gërhimën e Luizit.
Mbrëmja e kaluar ishte një “zjarr”, pasi Kiara u përball sërish me sulme nga opinionistët.
Ata u treguan të ashpër ndaj moderatores, teksa e “përulën” para shqiptarisë.
Treshja dikur ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin, dhe pikërisht të tre ishin “viktimat” e opinionistëve.
Arbë Hajdari dhe Zhaklin Lekatari, shpesh janë shprehur se ata po e bëjnë vetëm punën e tyre si opinionistë por limitet e tyre i kanë kaluar pikërisht me treshen e preferuar të publikut./PrishtinaPress/