“Kepi i VIP”-ave ka nisur mbrëmë transmetimin në ekranin e Top Channel. Në pjesën e parë të reality show-t u prezantuan të gjithë pjesëmarrësit, ku një ndër ta është edhe Ronaldo Sharka. Ky i fundit nuk ka lënë pa ngacmuar pjesëmarrësit e tjerë, por ka thënë edhe dy fjalë për moderatoren e emisionit, Kiara Tito. Sharka duket se nuk është aspak dakord që “Kepi i VIP”-ave të moderohet nga Kiara. Sipas tij, duhej të ishte ai duke e moderuar.
Lidhur me këto deklarata ka reaguar sot fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, i cili nëpërmjet një video tregon se do donte të kishte qenë pranë Kiarës për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë”.
“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bënin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrnin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’, thotë Luizi.
Por jo vetëm kaq, ai bëri edhe një tjetër postim, ku duket se e ka sërish me Ronaldon.
“Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet hajde merri ato 5000 eurot meqenëse do ngelesh pa punë”, ka shkruar Luizi duke e quajtur Ronaldon fansin e tij të zjarrtë.
Kujtojmë se kur Ronaldo u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luizi i tha gjatë një bisede në oborr, se nëse do të fitonte çmimin e madh do t’i jepte 5000 euro.