12.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Luizi i propozoi për martesë Kiarës, Olta: Nuk e kanë të gjatë

Olta Gixhari foli për herë të parë për propozimin për martesë që Luizi i bëri Kiarës mbrëmjen e të shtunës.

E ftuar sot në “Wake up”, aktorja tha se kjo skenë nuk i bëri aspak përshtypje pasi e priste. Por gjithashtu tha se i qëndron mendimit të saj se çifti nuk e ka të gjatë jashtë Big Brother. Kjo pasi sipas saj nuk kanë kimi.

“E kam thënë aty brenda që ata nuk kanë kimi bashkë dhe nuk e kanë të gjatë. Vazhdoj të jem me të njëjtin mendim. Kjo skena nuk më bëri përshtypje. Nuk u emocionova sepse është diçka që Luizi e ka thënë për muaj të tërë. Nuk është diçka që erdhi nga hiçi. Ai ia ka thënë Kiarës të shoh si nënën e fëmijëve të mi, dua të martohem me ty, ti je gruaja e jetës sime. Ma ka thënë dhe mua që do vijë momenti do i ulem në gjunjë. Prandaj nuk më erdhi si diçka e papritur. Mendoj që e papritur ka qenë për Kiarën duke qenë se bëri atë lojën sikur ishte mërzitur. Nuk më erdhi natyrale ta komentoja, asgjë sepse ishte diçka që dihej që do ndodhte”, tha Olta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img