Site icon PrishtinaPress

Luizi i Big Brother edhe në ndeshjen Poloni – Shqipëri

Luiz Ejlli është bërë fenomen me pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP Albania.

Këngëtari shkodran është bërë i dashur për të gjithë falë lojës që po e bën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E fansat e tij të flaktë po shpalosin pankarta në evenimente të ndryshme, përfshirë këtu edhe në stadiumet e futbollit anekënd botës.

Një tifoz nga Gjakova, i quajtur Valon Nura, i cili jeton dhe punon në Çeki, e ka shfaqur mbrëmë një pankartë mbështetëse për Luizin në Varshavë, në ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë.

“Fansi i flaktë i Luizit”, ka shkruar Nura derisa shihet në shkallët e stadiumit.

Nura është tifoz i flaktë i Kombëtares shqiptare, por edhe i Leo Messit.

Shqipëria u mposht mbrëmë nga Polonia, por bëri paraqitje mjaft të mirë./PrishtinaPress/

Exit mobile version