Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, Luizi fitoi një udhëtim dhuratë për në Turqi, ku do kalojë muajin e mjaltit me Kiarën. Pas angazhimeve të shumta, çifti ka zgjedhur që të nisen sot për të shijuar pushimet.
Ka qenë Kiara, e cila pak më parë na ka zbuluar se ndodhen në aeroportin e Stambollit, ku më pas do shkojnë në Antalia për të kaluar muajin e mjaltit.

Kujtojmë që çifti ka fituar edhe një udhëtim në ishujt Maldive, ku do të shkojnë në tetor, siç ka treguar Luizi.