Sonte (e shtunë) po mbahet finalja e spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Albania 2.
Katër finalistët: këngëtari Luiz Ejlli, artistja e makijazhit Efi Dhedhes, moderatorja Deamishel Hoxha dhe modeli Kristi Aliaj (Dragot) janë në garë për të fituar çmimin e madh.
Ata kanë shkëlqyer me dukjen e tyre elegante, ku dy gocat e shtëpisë kanë zgjedhur të veshin fustane, gjersa Luizi dhe Kristi janë shfaqur me kostume të zeza.

