Një ‘Zarf i Zi’ ka arritur gjatë ditës së sotme në shtëpinë e famshme si një paralajmërim i fundit për Luizin dhe Efin.
Atyre iu kërkua që të mos thyenin rregullat e këtij formati përndryshe nëse kjo ndodhë sërish ata do të shkualifikohen nga BBVA.
Kjo pasi Ejlli javë më parë kishte thyer një prej rregullave duke futur në banjë dy banorët e tjerë Kristin dhe Armaldon me të cilët u dërgua në nominim.
Ejlli atë kohë pranoi se ky ishte qëllimi i tij që të dilte ballë për ballë me ta në nominim, i cili rezultoi me eliminimin e Maestros.
Këtë metodë prej ditësh e ka përmendur edhe banorja tjetër që rihyri, Efi Dhedhes.
E konsideruar si një prej aleateve të Luizit, Efi ka kërkuara që të hynte në banjë me disa prej banorëve në mënyrë që të dilnin në nominim.