Luiza Gega ka konfirmuar pjesëmarrjen në Botërorin që po zhvillohet në Hungari. Gega zuri vendin e tretë në garën e 3 mijë metrave me pengesa, të cilën e realizoi për 9 minuta e 17 sekonda.
Trajneri i saj, Taulant Stërmasi thotë se ekziston frika se dëmtimi që ka atletja mund të jetë përkeqësuar nga gara e sotme dhe kjo mund t’i prishë punë në finale që do të mbahet me 27 Gusht.
Në Finalen e Botërorit të Atletikës do të konkurrojnë mbi 2000 atletë nga 202 shtete.