Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen kudo ku ka shqiptarë. Pasi u shpall fitues i BBVA 2 dhe doli nga shtëpia, këngëtari vazhdimisht ka qenë afër publikut.
Madje, ai tani po merr pjesë edhe në fushatat e zgjedhjeve lokale.
Në një të tillë është parë edhe sonte, por jo me partinë që tradicionalisht ka udhëhequr me bashkinë e vendlindjes së tij, Shkodrën.
Ejlli është parë në fushatën e kandidatit të PS-së, Benet Beci, ndërsa pamjet vetëm para pak çastesh i publikoi edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.