Luiz Ejlli po kthehet në fenomen edhe për thyerje rekordesh.
Pasi publikoi këngën më të re “Përjetësisht” e cila duket se u kthye direkt në hit, ka arritur dhe një tjetër sukses. Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut dhe brenda 24 orëve ka arritur mbi 1 milion klikime.
Por, “Përjetësisht” ka arritur nivele botërore. Kënga e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP ka arritur të renditet në vendin e 15-të në listën e këngëve më ‘trending’ në mbarë botën të platformës YouTube.