Trajneri i Barcelonës tregon se ka vendosur që cili mes, Claudio Bravos dhe Marc Andre Ter Stegen do të jetë portierë i parë i ekipit.
Enrique shuan dilemat e mëdha se cili do të jetë portieri i parë i ekipit edhe pse mohon që të tregojë se kush nga dy portierët do të jetë numri një i portës së Barcelonës.
“Kam vendosur se kush do të jetë portieri im i parë, por nuk dua që të tregoj emra”, u ka thënë Enrique gazetarëve.
Ndërsa për trofeun Gamber, ku Barcelona do të ndeshet me Sampdorian, Enrique ka thënë se të tre portierët do të luajnë nga 30 minuta.