Chelsea i ka idetë e qarta sa i përket trajnerit të ardhshëm.
“Blues” duket se janë të përcaktuar që ta sjellin në Londër trajnerin Luis Enrique.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “AS”..
Përkundër zhgënjimit që nuk u arrit marrëveshja në ditët e kaluara, ish-trajneri i Romës dhe i Barcelonës mbetet njëri prej kandidatëve favoritë për ta pasur Frank Lampardin në bankinën e klubit londinez duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Enrique pëlqehet nga “Të Kaltrit” edhe për faktin se mund të ndihmojë në sjelljen në “Stamford Bridge” të super-talentit Gavi, i cili mund ta lë Barcelonën pasi iu zhvlerësua kontrata, për të përfunduar në Londër.
Mbetet të shihet se çfarë zhvillimesh do të ketë tek “Blues” në muajt në vazhdim pasi ky ekip po kalon momente aspak të lakmueshme, përkundër shpenzimeve monstuoze të bëra në janar.