Luis Enrique është kthyer në objektiv të dy klubeve të njohura, Chelsea dhe PSG.
Ish-trajneri i Barcelonës, Celta Vigos dhe Romës, ka qenë i lidhur me londinezët në javët e fundit.
Enrique prej largimit nga Barcelona, nuk ka drejtuar asnjë klub.
Tani PSG është vënë pas tij, pasi nuk janë të kënaqur me trajnerin aktual, Unai Emery, i cili është në vitin e fundit të kontratës.
Parisienët duhet të llogarisin mirë rivalitetin e “bluve” të Londrës, pasi ata e shohin si pasardhës të Antonio Contes, i cili e gjasë të madhe do të largohet në fund të sezonit.
Sipas medieve franceze Enrique është fotografuar në Doha, aty ku jeton edhe Presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi, ku flitet për një takim mes palëve.