-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Luhatjet e kolesterolit dhe rreziku i humbjes së kujtesës

Lidhja mes zemrës dhe trurit nuk bazohet vetëm tek emocionet, stresi apo harmonia. Por sikur truri, ashtu edhe zemra janë të varur plotësisht nga një sistem i shëndetshëm qarkullimi të gjakut.

Çdo ndryshim ose vështirësi në qarkullimin e gjakut shkakton probleme në zemër dhe në tru.

Shkencëtarët e Universitetit Leiden në Holandë kanë zbuluar se kolesteroli duke vështirësuar qarkullimin e gjakut, dëmton rëndë aftësitë funksionale të trurit. Përveç rrezikut në rritje të sëmundjeve të zemrës, kolesteroli ndikon tek vëmendja, përpunimi i informacionit dhe kujtesa.

Ekuilibrat e kolesterolit mund të prishen mjaft lehtë me kalimin e viteve, ushqyerjen problematike dhe aktivitetin fizik. Luhatjet e kolesterolit sipas studiuesve ndikojnë fort në aftësitë reaguese të trurit.

Sipas studimit që zgjati mbi 2 vjet, njerëzit që kishin luhatje të kolesterolit në gjak, arrinin rezultate të dobëta në provime apo punë. Atyre u duheshin disa momente më shumë se të tjerët për të plotësuar një test.

Luhatjet e kolesterolit dhe rreziku i humbjes së kujtesës

Studime të tjera kanë zbuluar se pas moshës 50 vjeçare, burrat dhe gratë me një nivel të ulët të kolesterolit të mirë, janë 53 për qind më shumë të rrezikuar nga humbja e kujtesës. Sipas shkencëtarëve niveli i lartë i kolesterolit të keq dhe konsumi i tepërt i yndyrave të ngopura rrit ndjeshëm rrezikun e përkeqësimit të aftësive mendore në moshën e mesme. Ata shpjegojnë se kolesteroli i keq bllokon enët e gjakut duke shkaktuar jo vetëm sëmundje të zemrës por edhe ishemi. Një nga pasojat e kësaj të fundit është edhe humbja e kujtesës.

Si të mirëmbani nivelet e kolesterolit në gjak

Këshillohet aktivitet i rregullt fizik, lënia e duhanit dhe ushqyerja e shëndetshme për të mirëmbajtur nivelet e kolesterolit. Shmangia e yndyrave të ngopura është një hap i domosdoshëm për uljen e kolesterolit. Njerëzit duhet të konsumojnë më shumë fibër, fruta, perime dhe peshk për një shëndet sa më të mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img