Site icon PrishtinaPress

Lugina i bën kërkesë Universitetit të Beogradit për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se përmes një shkrese iu ka drejtuar Universitetit të Beogradit, Katedrës së Albanologjisë për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë.

Lutfiu theksoi se këtë kërkesë e ka bërë meqë në Preshevë shumica janë shqiptarë.

“Sot përmes një shkrese iu drejtova Universitetit të Beogradit-Fakultetit Filologjik, Katedrës së Albanologjisë, për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë”, shkroi Lutfiu në llogarinë e tij në Facebook.

Ai tregoi se kërkesë të njëjtë i ka dërguar edhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë.

“Përveç kësaj kërkova edhe takim për t’i konkretizuar gjërat. Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë”.

“Përveç kësaj, hapja e kësaj dege përbën interes edhe për qytetet e rajonit të cilat janë afër Preshevës e që nuk e kanë këtë fakultet”.

Exit mobile version