Site icon PrishtinaPress

Lugina e Preshevës me mbi 100 mijë shqiptarë

Lugina e Preshevës, me shumicë shqiptare, ka më shumë se 100 mijë banorë, bazuar në publikimin e rezultateve të para të regjistrimit të popullsisë në Serbi, nga Enti Republikan i Statistikave të këtij shteti.

Sipas të dhënave, në Bujanoc janë regjistruar 54 mijë e 684 persona, ndërsa janë llogaritur 42 mijë e 634 banorë të kësaj komune. Në Komunën e Preshevës janë regjistruar 60,568 persona, ndërsa zyrtarisht llogariten vetëm 35.097 banorë.

Autoritetet serbe thonë se regjistrimi përfshin çdo shtetas të Republikës së Serbisë me ose pa vendqëndrim në këtë shtet, të huaj me qëndrim të përhershëm dhe ata me lejeqëndrim të përkohshëm.

Krahasuar me Censusin e vitit 2011, numri i përgjithshëm i banorëve është zvogëluar për 495,975 banorë, ose me 6.9%.

Rënie e numrit të banorëve është shënuar në të gjitha rajonet (rreth 10%), me përjashtim të rajonit të Beogradit, ku numri i banorëve është rritur për rreth 1.6%./Spektri

Exit mobile version