0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Luftimi i kontrabandës vlerësohet nga BE-ja

Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian, për vitin 2016 ka vlerësuar lart progresin e arritur në Doganën e Kosovës, e që lidhen me luftimin e dukurive negative në institucionin më të rëndësishëm të të hyrave të buxhetit të Kosovës.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, ka deklaruar se Dogana e Kosovës në vazhdimësi ka arritur rezultate të mira dhe të jashtëzakonshme, “por raporti i fundit thekson qartazi për progresin e madh të bërë në doganën e Kosovës”, ka thënë ai për RTKlive.
Sipas tij të arriturat e Doganës,potencohen me theks në luftimin e korrupsionit, mbledhjes së të hyrave dhe uljes së kostos administrative për eksporte.

Në raportin e Progresit të Bashkimit Evropian, thuhet se në Kosove ka evazion fiskal, edhe pse nuk ceket se këtu ka të bëj me Doganën e Kosovës.
Stavileci, ka vlerësuar se përkundrazi raporti i BE-së, tregon shumë qartë për rritjen e të hyrave nga dogana e Kosovës rritje kjo që nuk do të ishte e mundur nëse do të kishte rritje të kontrabandës. “Pra me rritjen e të hyrave kemi ulje të kontrabandës dhe pikërisht luftimi i dukurive negative ka sjellë deri tek ky rezultat pozitiv”, ka thënë ai.
Ndryshe në raportin progresit, thuhet se Dogana e Kosovës edhe më tutje ka përmirësuar kapacitetet organizative dhe legjislative. “Përkundër rënies së importeve, mbledhja e të hyrave gjatë 2015 u rrit me 9.2% krahasuar me 2014. Dogana e Kosovës mblodhi më shumë të hyra (+27 % deri në mars 2016) se në periudhën e njëjtë gjatë 2015. Rritja e të hyrave i atribuohet luftës kundër korrupsionit dhe reformës procedurale dhe organizative”, thuhet në raportin e Progresit.
Ndryshe deri tani Dogana e Kosovës, ka arritur që arkën shtetërore të mbush me 858.2 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img