0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

LUFTHANSA SYNON TË HAP KORRIDORIN AJROR PRISHTINË – BEOGRAD

Të hënën (19.01.2019), në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Berlin të Gjermanisë, kompania gjermane e fluturimeve, Luthansa, i ka dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës njoftimin për operim të kësaj kompanie në linjën Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas.

Ky hap është mirëpritur nga institucionet e Republikës së Kosovës, të angazhuar për normalizim të hapësirës ajrore, meqë shënon njohje të autoriteteve të aviacionit civil mes dy shteteve dhe bashkëpunim mes tyre, pas 20 vjetëve. Përmes kësaj linje, mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave edhe përmes transportit ajror.

Kompania Lufthansa duhet të kërkojë aprovimet dhe licencat për të gjitha fluturimet, sipas kërkesave, rregulloreve dhe Ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, sipas marrëveshjes për ECAA.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, ka shprehur mirënjohjen e thellë të Republikës së Kosovës, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa në këtë ceremoni kishin prezent edhe këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit Donald Trump, Robert O’ Brien, për angazhim maksimal drejt normalizimit të hapësirës ajrore mes dy vendeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img