-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Luftë politike për votat e diasporës/ A do të arrijë opozita të zbeh fuqinë e VV-së në mërgatë

Partitë politike e veçanërisht ato në opozitë janë aktivizuar me takime dhe konsolidim të strukturave në diasporë.

Rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021, ka alarmuar partitë opozitare, pasi pjesa dërrmuese e votave nga diaspora ishin për partinë në pushtet, Vetëvendosje.

Vikendin që lam pas, kreu i LDK-së ishte në Zvicër u shënua themelimi i 33-vjetorit të degës së këtij subjekti në këtë shtet.

Ndërsa, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Itali, në të cilin kryetar i degës u zgjodh Patriot Krasniqi.

Ky i fundit ka thënë se dega të cilën ai e udhëheq është duke vazhduar konsolidimin e strukturave në gjithë Italinë.

Ai ka thënë se kanë themeluar disa degë dhe kanë për synim që të themelojnë nga një nëndegë në çdo qytet.

Krasniqi ka thënë se ka një interesim të shqiptarëve nga Kosova në Itali për t’iu bashkuar këtij subjekti.

PDK në Itali, sipas tij, përmes Grupit Parlamentar të këtij subjekti do të marrë disa iniciativë në funksion të komunitetit shqiptarë në këtë vend.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj ka thënë se suksesi i Vetëvendosjes në diasporë, në zgjedhjet e kaluara, ka bërë që edhe partitë tjera atje të konsolidohet dhe organizohen.

“Një kohë të gjatë partitë nuk janë marrë seriozisht me kosovarët jashtë vendit, edhe pse degët e tyre kanë qenë të themeluara dhe të organizuara shumë kohë përpara se Vetëvendosja të fillojë të merret me diasporën. Partitë e shohin diasporën si një “hambar votash”, andaj synojnë që të marrin një pjesë të tyre. Në zgjedhjet e kaluara shumica e diasporës ka votuar Vetëvendosjen. Natyrshëm, tash partitë opozitare synojnë ta dobësojnë partinë në pushtet”, ka thënë Mushkolaj për IndeksOnline.

Më tutje, ai ka thënë se është një luftë politike për votat e kosovarëve të diasporës, edhe pse në përgjithësi, pushtetet, sipas tij, kanë bërë shumë pak për ta.

Pra, është një luftë politike për votat e kosovarëve të diasporës, edhe pse në përgjithësi pushtetet kanë bërë shumë pak për ta.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img