-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Lufta Rusi-Ukrainë ky është vendimi i radhës së Biden

Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë sot në një qytet pranë kufirit polako-ukrainas në pjesën e fundit të udhëtimit të tij katër-ditor në Evropë, shkruan BBC.

Air Force One do të zbarkojë në qytetin polak të Rzeszoë, disa kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Gjatë vizitës së tij, zoti Biden pritet të takohet me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të SHBA-së, pjesë e dislokimit gjithnjë e më muskuloz të NATO-s në krahun e saj lindor.

Ai do të informohet për situatën e rëndë humanitare në Ukrainë. Më shumë se dy milionë refugjatë kanë ikur në Poloni – kryeqyteti Varshava strehon rreth 300,000 prej tyre.

Zoti Biden do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda për të falënderuar vendin për përpjekjet e tyre humanitare.

Udhëtimi i Presidentit të SHBA vjen pasi Perëndimi përballet me pyetje urgjente se çfarë do të bëjë më shumë për të ndihmuar ukrainasit që janë ende në vend duke i bërë ballë sulmit rus.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img