Site icon PrishtinaPress

Lufta në Ukrainë ka prodhuar rreth 175 milionë tonë dioksid karboni

Lufta në Ukrainë ka prodhuar më shumë emetime sesa vendi i Holandës në një vit, pohon një raport i ri.

Raporti, i publikuar të enjten nga ministria e mjedisit e Ukrainës në bashkëpunim me OJQ-të klimatike, pretendon se lufta, tashmë në vitin e tretë, ka çuar në emetimin e rreth 175 milionë tonë dioksid karboni, ekuivalent me emetimet vjetore të prodhuara nga 90 milionë makina ose gjithë Holandën, shkruan The Independent.

Numri përfshin emetimet e lëshuara tashmë dhe emetimet e ardhshme nga puna për të riparuar shkatërrimin e shkaktuar nga lufta.

Raporti detajon disa nga aktivitetet kryesore që kanë shkaktuar këto emetime.

Exit mobile version