Të paktën gjashtë persona u plagosën nga sulmet ruse në gjithë Ukrainën.
Dy civilë u plagosën gjatë bombardimeve në Kherson gjatë natës, tha të mërkurën guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin. Ndërsa në rajonin lindor të Donetskut, katër persona u plagosën në 24 orët e fundit, sipas guvernatorit Pavlo Kyrylenko.
Ndërkohë Forcat Ajrore të Ukrainës përgjuan 23 drone Shahed gjatë natës, sipas përditësimit të saj në mëngjes, kryesisht në Odesa dhe Kiev.