-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Lufta” mes Prokurorisë Speciale dhe ministres Albulena Haxhiu

Ministrja që udhëheq dikasterin e drejtësisë ka vazhduar luftën me akuza ndaj Prokurorisë Speciale.

Albulena Haxhiu, të mërkurën tha se kjo prokurori po i hakmerret Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.

Sipas Haxhiut, PSRK-ja nuk ka marrë asnjë veprim rreth rasteve që i ka deponuar ajo dhe ministrat tjerë të kabinetit.

Mirëpo, çdo deklaratë politike, sipas Strategjisë për Sundimin e Ligjit, e miratuar në vitin 2021 nga Qeveria Kurti, konsiderohet ndërhyrje në drejtësi.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, lufta e nisur nga Qeveria nuk është rruga e duhur për të bërë reformën e nevojshme në sistemin prokurorial.

Miftaraj, po ashtu, thotë se kërkesat e ekzekutivit për trajtimin e këtyre lëndëve paraqesin ushtrim të ndikimit.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së thotë se Haxhiu nuk mund të ankohet për mosveprimet e Prokurorisë, pasi, sipas tij, me miratimin e Ministrisë së Drejtësisë në Kodin e Ri të Procedurës Penale është zgjatur afati i hetimeve.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale deklaratat e Haxhiut i ka quajtur tendencë për të ndikuar në punën e saj dhe i ka bërë thirrje asaj dhe Qeverisë që të distancohen.

Në një reagim publik, PSRK-ja tha se përpjekjet e ministres janë tentativë e dështuar për të penguar punën e këtij institucioni.

“Prononcimet e paskrupullta publike të Ministres së Drejtësisë, për, kinse, mosveprim dhe neglizhencë të PSRK-së ndaj rasteve të ndryshme, demantohen plotësisht nga aktivitetet dhe raportet zyrtare të PSRK-së, që pasqyrojnë dhe tregojnë qartazi të kundërtën e asaj që predikon pandalshëm dhe përditë kjo ministre. PSRK-ja, si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet, do t’i shkojë deri në fund çdo rasti që është në dëm të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës, pavarësisht se kush është, në çka beson dhe çfarë ka bërë dhe çfarë bën. Puna dhe misioni ynë do të jenë jashtë agjendave të politikës ditore. Deklaratat përbëjnë tendencë të hapur, për të ndërhyrë në kompetencat dhe në veprimtarinë legjitime të kësaj prokurorie dhe prokurorëve të shtetit dhe nuk ka se si të quhet ndryshe, përveç se tentativë e dështuar”, thuhet në reagimin e PSRK-së.

Vetëvendosja, e as Haxhiu nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me Këshillin Prokurorial, në veçanti me Prokurorinë Speciale, që drejtohet nga Blerim Isufaj, dhe nuk janë pajtuar që nga ardhja në pushtet për reformën e nisur nga Ministria e Drejtësisë./ATV

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img