Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli në terminalin doganor në Prizren, ka gjetur katër shtetas të huaj, të cilët ishin fshehur brenda një kamioni me targa vendore, në tentim për të hyrë ilegalisht në vendin tonë.
Në njoftimin për media thuhet se rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:30.
Shtetasit e huaj, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, ishin fshehur brenda në rimorkio ku kishte të ngarkuar pako higjienike.
Njësitet kompetente policore janë duke u marrë me rastin për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi.