4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Lufta kundër çarçafit të vazhdojë derisa të zbulohet femra e fundit”, shkrimi i Rilindjes i vitit 1947 që u aktualizua

Fushata e nisur për ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla fillore dhe të mesme sërish ktheu këtë çështje në një debat të gjerë në Kosovë ku u përfshinë shumë opinionistë.

Gazetari e shkrimtari Jusuf Buxhovi dha një mendim për çështjen e mbulesës, duke shpërndarë një fragment të shkëputur të një artikulli të gazetës “Rilindja”.

“Lufta kundër çarçafit të vazhdojë derisa të zbulohet femra e fundit. Tridhet mijë femna shqiptare të zbulueme në interes të popullit shqiptar kërkojnë që lufta kundër çarçafit të vazhdojë deri në fund…”, thuhet në numrin e 6 gushtit të vitit 1947 në gazetën “Rilindja”.

Buxhovi u tregua kritikues për gjuhën e përdorur nga klerikët dhe politikanët, duke thënë se kështu fillon rënia e shtetit sekularist.

“Aty ku klerikët flasin si politikanë dhe e ndikojnë atë dhe, aty ku politikanët flasin me gjuhën e klerikëve dhe ndjekin interesat e tyre, hap pas hapi fillon shembja e shtetit sekular dhe, po ashtu, fillon rrënimi i arsimit laik. Në këtë proces retrogard, evolucionet historike që kanë sjellë emancipim iluminist,  zëvendësohen nga revolucionet fetare sipas modeleve të njohura ku emancipimi dhe iluminizmi  zëvendësohet me klerikalizmin politik, që për viktimë të parë ka ndërrimin e identitetit kombëtar dhe qytetërues në atë fetar, siç po ndodh me krijimin e etnive fetare në Sanxhak, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, me çka krijohen platformat për shtete mbi baza fetare”, ka shkruar Buxhovi.  

Ai ka shtuar se një gjë e tillë e ka prekur edhe Kosovën.

“Ky proces, në saje të pazareve të vazhdueshme të elitave të papërgjegjshme politike në pushtet dhe jashtë pushtetit me klerikë që ndjekin agjendat e tyre për shtete fetare, tashmë ka prekur edhe shtetin e Kosovës dhe karakterin e tij sekular me arsim laik, gjë që rrezikon  jo vetëm qenien e tij, por edhe karakterin kulturor të lidhur me përkatësinë e qytetërimit perëndimor!”.

Po të njëjtin paragraf të kësaj gazete e ka shpërndarë edhe analisti Halil Matoshi, i cili me ironi shkroi “Mirëseerdhët në vitin 1947!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img