Site icon PrishtinaPress

Lufta Izrael-Hamas/ Rritet numri i viktimave dhe të plagosurve në Gaza

Numri i personave të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori tani është rritur në 17,487, nga 17,177 një ditë më parë.

Këto janë shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, shkruan Al Jazeera.

46,480 persona të tjerë janë plagosur, sipas zëdhënësit Ashraf al-Qudra.

Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu iu përgjigj deklaratave të kryeministrit palestinez, Mohammad Stageh, lidhur me planin e administratës që sipas tij duhet të përfshijë Autoritetin Palestinez dhe Hamasin.

“Nëse ata (Hamasi) janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje dhe të pranojnë platformën politike të Organizatës për Çlirimin e Palestinës – PLO, atëherë ka vend për diskutim. Palestinezët nuk duhet të ndahen ”, tha Stageh, duke shtuar se qëllimi i Izraelit për të mposhtur plotësisht Hamasin është jorealist.

Por nga ana e tij Netanyahu u shpreh i bindur se nuk do të ketë Hamas dhe se Izraeli po punon për ta eliminuar.

Exit mobile version