4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Lufta bashkon politikën në Izrael, Netanyahu: Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur

“Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur.” Kjo është deklarata më e fundit nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, dhënë pas takimit të parë të qeverisë së jashtëzakonshme, ku bën pjesë dhe opozita e vendit.

Teksa politika e vendit u unifikua pas sulmit të së shtunës nga Hamasi, Izraeli pritet të nisë së shpejti një operacion tokësor, me 170 mijë ushtarë që presin vetëm urdhrin final për të mësyrë Rripin e Gazës.

Teksa inteligjenca e Izraelit është fokusuar në identifikimin e militantëve të Hamasit që kryen sulmet mbi civilët, një nga kundërshtarët opozitar të Netanyahu-t, Benny Gantz mbështeti ushtrinë duke nënvizuar se “është koha për luftë“, raporton A2CNN.

Udhëheqësi kryesor i opozitës në vend, Yair Lapid, nuk i është bashkuar aleancës, por Netanyahu dhe Gantz në një deklaratë të përbashkët thanë se një vend do t’i rezervohej atij në kabinetin e luftës.

“Gjatë periudhës së luftës, nuk do të promovohet asnjë projektligj apo vendim i qeverisë që nuk ka të bëjë me zhvillimet e luftës. Të gjitha emërimet e larta do të zgjaten automatikisht gjatë periudhës së luftës”, thuhet në deklaratë.

Deklaratat vijnë në një kohë kur numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200, ndërsa mbi 1100 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.

Por në krahun tjetër Perëndimorët janë më të rezervuar, pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se kishte folur me Netanyahun dhe ia ka bërë të qartë se Izraeli duhet të “operojë sipas rregullave të luftës“.

Biden tha se e kuptonte zemërimin dhe zhgënjimin e popullit izraelit, por i kërkoi Izraelit t’u përmbahej parimeve të konventave të Gjenevës.

Ai gjithashtu paralajmëroi Iranin, i cili e ka mirëpritur sulmin e Hamasit, të jetë i kujdesshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img