1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Luana Vjollca si ‘Barbie’ për ditëlindjen e 32-të

Moderatorja e famshme shqiptare, Luana Vjollca, feston ditën e sotme (e shtunë) ditëlindjen e 32-të.

Ajo me këtë rast ka pranuar mesazhe e dedikime të shumta nga miqtë e ndjekësit.

Mes tjerash, artistja shqiptare ka realizuar dhe një fotosesion të veçantë për këtë përvjetor të lindjes.

Biondja është shfaqur në stilin e ‘Barbie’, e veshur në një kostum tërësisht rozë.

E njëjta mbante në duar disa zemra të kuqe për të kompletuar setin e realizuar nga Fioralba Kryemadhi.

“Vajza e ditëlindjes dhe vajza e ishullit të dashurisë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Luana përndryshe numëron vite të shumta si pjesë e showbizit shqiptar, fillimisht u bë e njohur si moderatore e më pas bëri debutimin edhe në muzikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img