Luana Vjollca është emër shumë i komentuar në titujt rozë.
Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat kujdeset për ndjekësit e saj të sjell imazhe të reja, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Luana postoi disa foto në të cilat u shfaq e veshur me një fustan të zi, që i vinte në pah linjat e bukuroshes.
Moderatorja si çdo herë fokusin e kishte tek të pasmet bombastike, ndërsa pranoi shumë komente nga ndjekësit.
“Ne fund te fundit jeta ime eshte historia e perpjekjeve qe kam bere per te qendruar me kembet ne toke, ndersa mbaja pareshtur syte nga qielli”, ishte mbishkrimi që i la njërit imazh.
Kujtojmë që tash e sa muaj, Luana nuk ka qenë e angazhuar në ndonjë projekt televiziv, por ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i rikthehet ekranit.