Boksieri nga Juniku, Ardian Krasniqi sonte do të ngjitet në ring ku do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së.
Ky meç do të zhvillohet në “MHP Arena” në Ludwigsburg të Gjermanisë.
Luan Krasniqi ka thënë se meçi i sontëm është një luftë e rëndësishme që nipi i tij Ardiani të trokasë në majën e botës, shkruan Reporteri.net.
“Të shtunën, nipi im Ardiani do të luftojë për kampionat in ndërkontinental WBO kundër afrikanit Saul Ivan Male në MHP Arena në Ludwigsburg. Një luftë shumë e rëndësishme që ai të trokasë në majën e botës! Sigurisht që do të jem atje live për ta mbështetur! Shihemi të shtunën në Ludwigsburg!. “, ka shkruar Luani.