-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Luajti vetëm 15 minuta në Euro 2024, ylli i Francës po mendon pensionimin nga kombëtarja

Për sulmuesin anësor Kingsley Coman paraqitja e fundit e tij në Kampionatin Evropian mund të jetë edhe e fundit për të.

Sipas gazetës L’equipe, Coman po mendon seriozisht t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare, pasi ai ishte thellësisht i prekur nga koha e kufizuar e lojës që trajneri Didier Deschamps i dha atij në Euro 2024.

Në turne, Coman luajti vetëm 15 minuta në fushë në barazimin kundër Holandës në fazën e grupeve (0-0), dhe më parë bëri shumë përpjekje për t’u rikthyer nga një dëmtim i kofshës për të fituar një vend në listën e kombëtares për Kampionatin Evropian.

Gjithashtu, L’equipe shkruan se Coman nuk e ka pasur asnjëherë synimin për të luajtur futboll në nivel profesional për një kohë të gjatë dhe situata në Euro 2024 e ka sjellë edhe më afër pensionit, të paktën nga kombëtarja.

Coman nuk do të ishte reprezentuesi i parë francez që i vari këpucët në nivel ndërkombëtar në moshë të re, pasi të njëjtën gjë e bëri edhe Raphael Varane.

Coman aktualisht luan për Bayern Munich, anëtar i të cilit është që nga viti 2017, kur erdhi nga Juventusi me një transferim prej 21 milionë eurosh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img