-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Lu: Ka shumë heronj dhe antiheronj, por fitorja i takon popullit shqiptar

Ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu është përfshirë në debatin politik se fitorja e kujt ishte miratimi i reformës në drejtësi të premten e kaluar.
Duke folur në takimin “Reforma në drejtësi; sfida e së sotmes, garancia e së ardhmes”, organizuar në Pallatin e Brigadave nga kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj, ndryshe nga politika, ai gjeti një tjetër fitues; popullin shqiptarë.
“Fitorja e kujt ishte votimi i së premtes së kaluar? Fitore e partive? Medias? Komunitetit ndërkombëtar apo individualisht e deputetëve? Unë e di se kush e meriton nderimin dhe ai i takon një grupi njerëzish që nuk janë sot këtu. U takon miqve tuaj, komshinjve tuaj, popullit shqiptar. Kam folur me dhjetëra deputetë së fundmi dhe secili më tha që donin ta votonin këtë reformë me patjetër sepse nëse nuk do ta bënin kishin frikë nga njerëzit e vetë. Sa prej nesh janë ndaluar nga njerëz të zakonshëm në rrugë për të na thënë që e kërkonin këtë reformë?”, deklaroi Lu.
Rezistenca kundër reformës, tha ambasadori ishte e vërtetë dhe miratimi i saj pati heronjtë dhe anti-heronjtë e saj, por asnjë prej tyre, shtoi ambasadori, nuk është më i fuqishëm se zëri i qytetarëve shqiptarë.
“Me qindra qytetarë janë mbledhur para Kuvendit me pankarta në duar që kërkonin reformën, ndërsa përpara tyre kalonin Mercedesët dhe BMË me ajër të kondicionuar. Jam i kënaqur që udhëheqësit politikë e dëgjuan këtë zë. Rezistenca ndaj kësaj reforme ishte e vërtetë”, u shpreh ai.
Kryediplomati amerikan, një ndër protagonistët kryesorë të reformës, është i vetëdijshëm se vetëm miratimi nuk mjafton.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img