Loriana Kuka ka arritur që me sukses ta kalojë fazën e parë të repesazhit në Grand Prix të Austrisë.
Xhudistja kosovare në luftën e parë për medaljen e bronztë triumfoi përballë suedezes, Anna Bernholm.
Kuka po garon në kategorinë deri në 70 kilogramë.
Në duelin vendimtar për medaljen e bronztë, ajo do të përballet me xhudisten nga Holanda, Hilde Jager.
Kujtojmë se Akil Gjakova u eliminua në fazën e parë të repesazhit, kurse Laura Fazliu në ndeshjen e parë.