Site icon PrishtinaPress

Loriana Kuka garon sot në Grand Slamin e Tbilisit

Loriana Kuka është xhudistja e fundit që garon në Grand Slamin e sivjetmë që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudistja kosovare do të garojë në kategorinë deri në 78 kilogramë dhe do ta mbyll garimin e xhudistëve kosovare në këtë Grand Slam.

Përballë vetes, Kuka në raundin e parë do ta ketë xhudisten britanike, Emma Reid, transmeton PrishtinaPress.

Kujtojmë se paraprakisht, dje dhe pardje, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu u stolisën me medalje të argjendta nga kjo garë./PrishtinaPress/

Exit mobile version