Loriana Kuka është afër për të fituar medaljen e bronztë në Grand Prix, që po zhvillohet në Dushanbe të Taxhikistanit.
Xhudistja e Kosovës, e cila garon në kategorinë deri në 70 kilogramë, e ka fituar ndeshjen e parë të repesazhit.
Ajo e mposhti xhudisten nga Uzbekistani, Shokhista Nazarova. Kësisoj, i duhet vetëm edhe një fitore për t’u stolisur me medaljen e bronztë.
Për medalje të bronztë, Loriana Kuka do të përballet me Katie-Jemima Yeats-Brown, xhudisten nga Britania e Madhe.
Ndërkaq, gara për Akil Gjakovën ka përfunduar. Ai është mposhtur në ndeshjen e parë të repesazhit nga francezi, Benjamin Axus.
Xhudisti ynë u rendit i shtati në kategorinë deri në 73 kilogramë.