Ndërsa në maj të këtij viti u mbyll edicioni i tretë i BBV, thuhet se edicioni i katërt do të nisë më herët këtë vit. (Sipas zërave jo të konfirmuar rreth fundit të tetorit ose fillimi të nëntorit).
Ndërsa të gjithë janë ‘sy e veshë’ për risitë e këtij edicioni, të cilat thuhen se do të jenë të shumta, producentja Lori Hoxha ka postuar disa foto në Instastory dhe rrjeti menjëhetë i lidhi me BBV4.
“Duke shijuar diçka të re”, “ndoshta një stuhi po vjen?” , kanë qenë paralajmërimet e Lorit, ndërsa nuk e ka përmendur BB konkretisht.