Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prej disa ditësh ka nisur punën për projektin e ri muzikor.
Këngëtarja, e cila shquhet për stilin e veçantë, së fundmi u prezantoi fansave një pjesë të shkurtër të këngës së re.
Ajo ka publikuar një video në llogarinë personale, Instagram, duke interpretuar këtë këngë e cila titullohet “Tut mir nich leid”.
Reagimet ndërkohë në hapësirën për komente nuk munguan as nga ndjekësit e miqtë që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Lori momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së saj të fundit të quajtur, “Rockstar”, e cila për një javë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube.
E njëjta po ashtu është përfolur për një ribashkim me ish-partnerin e saj, Mozzik, pas disa fotografive të tyre të përbashkëta.