Reperja shqiptare, Loredana Zefi së fundmi konfirmoi lidhje e saj të re të dashurisë me yllin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.
Dhe tashmë dyshja nuk hezitojnë që të shfaqin dashurinë dhe momentet e tyre së bashku në rrjetet sociale.
Këtë ishte futbollisti gjerman ai që postoi një imazh përkrah rap-artistes shqiptare në InstaStory.

Fotoja u shpërnda edhe nga Loredana, e cila postimin e shoqëroi me këngën “Just the Tow of Us” të Grover Washington.
Në imazh, dyshja shihen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit teksa teksa shijojnë një ditë relaksuese në natyrë.

Ndryshe, kujtojmë që konfirmimi i lidhjes së re nga Loredana, nxiti reagim të ish-partnerit të saj, reperit Mozzik.
Reperi nga Ferizaj pas lajmit për romancën e re të ish-partneres pozoi me fanellën e rivalit të Borussia Dortmund, Bayern Munchin.
Kujtojmë që Mozzik dhe Loredana ishin në lidhje prej disa vite dhe bashkë kanë një vajzë.