Site icon PrishtinaPress

Londra ‘pushtohet’ nga flamujt kuq e zi, shqiptarët marshim paqësor nëpër rrugë

Shqiptarët që jetojnë në Angli apo në vende të tjera të botës janë mbledhur duke marshuar në Westminster Bridge në Londër me flamujt kuq e zi në duar.

Ata kanë marshuar në mënyrë paqësore për të kërkuar të drejtat e tyre, të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë, për votën e diasporës dhe reformën në drejtësi.

Të rinj, të moshuar e fëmijë, kanë marshuar me flamujt shqiptarë në duar duke e shoqëruar gjithë atmosferën me Himnin e Flamurit.

“Koha është e Patriotëve” është faqja që ka lajmëruar këtë marshim të tyre të orës 16:00 para disa ditëve, ndërsa kanë marrë mesazhe dhe përkrahje nga shumë shqiptarë nga vendi dhe diaspora.

Por jo vetëm shqiptarët i kanë mbështetur, pasi edhe qytetarët anglezë kanë shfaqur interesin e tyre. Ata kanë shkruar në faqen e tyre se “Pishtari i zgjimit të madh po ndizet ai do të rendi si maratonomak kudo ku ka shqiptarë. Ky është vetëm fillimi. Koha është e Patriotëve”

Exit mobile version