Site icon PrishtinaPress

Londra, ndalesa e radhës e Ramës me shqiptarët, detaje nga takimi

Pas Milanos dhe Selanikut kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet sot në Londër ku do të zhvillojë takimin e katërt me shqiptarët e diasporës. Gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi raportoi nga Londra në edicionin e orës 10:00 me Andi Nurajn, detajet e këtij takimi që sipas saj pritet të nisë në orën 12:00 me orën lokale. Takimi do të jetë i të njëtit format si në takimet e mëparshme, ndërkohë që në Londër para fjalimit të Ramës, do të performojë për shqipatrët këngëtarja Arilena Ara.

“Rama në 12:00 me orën britanike do të mbledhë shqiptarët në Londër e zonat përreth, do të jetë në të njëjtin format. Do të jetë Arilena Ara që do të performojë. Do të jetë vetëm Rama që do të flasë. Mbetet për t’u parë fjalimi i Ramës me bashkatdhetarët, pasi situata në Londër me shqiptarët nuk është e njëjtë si në vendet e tjera. Ka problematika emigracion i paligjshëm ka shumë pa dokumente dhe ata që vijnë në Britani në rrugë ilegale nuk ka një numër të saktë”, raportoi gazetarja Beleshi.

Ajo theksoi se të gjithë të pranishmit që do të hyjnë Copper box do të jenë të pajisur me bileta. Kjo është një kërkesë e autoriteteve britanike, për t’i evidentuar. Copper box ka kapacitet prej 7 mijë vendesh, por vetëm gjysma e sallës do të përdoret.  

Në takimin e Ramës në Londër do të jenë të pranishëm edhe Taulant Balla dhe Pandeli Majko.

“Balla do të jetë i pranishëm se është drejtues politik për Diasporën. Është aktivitet politik ku do kërkojë mbështetjen e tyre për zgjedhje. Në takim do të marrë pjesë edhe Majko që është drejtues i Kukësit, ku një pjesë e madhe e shqiptarëve që jetojnë në Britani janë nga ky qark”.

Ndërkohë jashtë sallës ku do të zhvillohet takimi i kryeminsitri Rama me diasporën është paralajmëruar një protestë nga përfaqësuesit e opozitës në Londër. Protesta është thirrur në orën 11:00 me orën britanike.

Më herët kryeministri Edi Rama njoftoi në Facebook takimin e sotëm me shqiptarët e Britanisë së Madhe.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama.

Ndërsa një ditë më parë, kreu i qeverisë ndau një video në rrjetet sociale nga salla ku në Londër do takohet me shqiptarët e Anglisë. “Gati shqipe, ready to go!”, hskroi rama.

Ky është takimi i katërt i kryeministrit Edi Rama me diasporën, ndërsa për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve.

Exit mobile version