1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Londra mund të humbasë titullin si qytet kryesor për financë

Londra ka rival vetëm Nju Jorkun si qendër globale financiare. Por votimi i Britanisë për largimin nga Bashkimi Evropian, do të thotë se qyteti mund të humbasë të drejtën për t’i shitur shërbime financiare pa tarifa klientëve në tregun e përbashkët evropian, duke rrezikuar pozitën e qytetit si qendra kryesore financiare për kontinentin.
Disa banka kanë thënë tashmë se mund të detyrohen t’i lëvizin zyrat e tyre në vende të tjera. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga Londra.
Largimi nga Bashkimi Evropian dhe nga tregut i tij prej 500 milionë konsumatorësh – ka alarmuar Londrën.
“Kjo ka të bëjë me negociatat e daljes nga BE-ja. Kryebashkiaku i Londrës e ka bërë të qartë, si edhe kryeministri, se ne duam të negociojmë të mos humbasim qasjen në tregun e përbashkët.”
Por udhëheqës të tjerë të BE-së këmbëngulin se Britania nuk mund të ketë qasje në tregun e përbashkët dhe në të njëjtën kohë, të kufizojë emigracionin nga Evropa, arsyeja kryesore që i siguroi fitoren fushatës së largimit në qershor.
Por me Britaninë që duket se do të largohet nga tregu i përbashkët, qytete të tjera synojnë të zëvendësojnë Londrën si qyteti kryesor Evropian.
Frankfurti dhe Parisi janë dy vende në garë. Qeveria franceze foli kohët e fundit se do të mirëpresë kompanitë që do të largohen nga Britania për shkak të “Brexit”.
“Kemi kompani ndërkombëtare. Nëse e krahason situatën me atë të 10 vjetëve më parë, aja ka ndryshuar tërësisht. Korporatat franceze madje kryejnë një pjesë të madhe të aktiviteteve të tyre jashtë vendit”.
Londra është gjithashtu qyteti kryesor Evropian për sa i përket teknologjisë. Mbi tre mijë biznese të reja e kanë qendrën në qytet, në të ashtuquajturin “Rruga e Siliconit”.
Berlini sheh mundësi. Ai është qyteti i dytë kryesor për sa i përket teknologjisë – dhe qeratë janë më të lira se sa në Londër.
“Me largimin nga BE-ja, Londra tërhiqet nga gara. Dhe ne besojmë se pas njëfarë kohe, avantazhi i Berlinit do të rritet dhe më shumë kompani të reja do të hapen në Berlin”.
Në një artikull të kohëve të fundit, gazeta New York Times vlerësoi Amsterdamin si qytetin më të përgatitur për t’i marrë Londrës kurorën si qyteti kryesor, për shkak të lidhjeve ndërkombëtare, popullsisë anglisht-folëse dhe pëlqimit të qyteti nga emigrantët.
Por përkrahësit e Londrës këmbëngulin se qyeti do të mbetet kryesori.
“Sepse njerëzit që bëjnë biznes dhe kanë ekspertizë duan të qëndrojnë këtu. Qeveria dhe kryebashkiaku i Londrës do të bëjnë gjithçka që munden për të mos humbur biznesin e tyre’.
Londra kontribuon gati një të katërtën e të ardhurave kombëtare të Britanisë. Brexit e ka zhytur qytetin në pasiguri – dhe rivalët në Evropë po i ndjekin zhvillimet me interes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img