Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka njoftuar sot se sheshi i Londrës “Oxford Strees” do të mbyllet për automjete dhe do të shndërrohet në shesh për këmbësorë.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“PRISHTINA DUHET, DHE DO TË TRANSFORMOHET!
Rruga ikonike e Londrës dhe e njohur botërisht, “Oxford Street”, do të mbyllet për automjete dhe do të shndërrohet në shesh për këmbësorë. Kështu njoftoi sot kryetari i Londrës, Sadiq Khan.
Ky është një trend në qytetet perëndimore, të cilat i kanë orientuar politikat e tyre drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Më shumë hapësira për këmbësorë, më shumë gjelbërim, e më pak automjete në qendra të qyteteve.
Prishtina duhet dhe do të jetë në hap me qytetet perëndimore dhe lider në rajon për këtë transformim”, shkruan Rama në Facebook./Indeksonline/