Site icon PrishtinaPress

Lokalizohet zjarri në shtëpinë më të vjetër në Mitrovicë

Shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri.

Zjarrfikësi i cili është udhëheqës i ndërrimit ka thënë se është lokalizuar zjarri.

“Zjarri është lokalizuar,është evituar rreziku, nuk është lënduar asnjë qytetar”.

“Shtëpia ka qenë e tëra në flakë, për momentin është në kontroll. Dëme anësore nuk ka, zjarrfikësit janë duke e kryer punën, duke e fikur zjarrin”, ka thënë ai.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në  rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që  është pjesë  e trashëgimisë  kulturore është përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, ka thënë Zahiti.

Përndryshe, kjo shtëpi i përket pjesës së parë të shekullit 19.

 

Exit mobile version