-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Lojtari serb humb veshkën pas një goditjeje gjatë ndeshjes me Sudanin e Jugut (VIDEO)

Borisa Simanic ka humbur veshkën pas goditjes që ka marrë një minutë e gjysmë para përfundimit të ndeshjes kundër Sudanit të Jugut, siç konfirmohet nga Federata Serbe e Basketbollit.

Edhe pse vlerësimet fillestare mjekësore treguan se funksioni i veshkës të sulmuesit serb nuk ishte dëmtuar, megjithatë u shfaqën komplikime dhe ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni tjetër në Manila.

Mjekët thanë se heqja e veshkës së dëmtuar ishte e vetmja mundësi për Simanic.

“Për shkak të shfaqjes së komplikacioneve, Borisa Simanic iu nënshtrua një operacioni të ri më 3 shtator. Për shkak të komplikimeve në vitalitetin e indit të veshkave është dashur të hiqet e gjithë veshka”, ka shpjeguar mjekja e kombëtares serbe, Borisa Radovanoviq.

Simanic pësoi një goditje në veshkën e majtë në fund të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve kundër Sudanit të Jugut dhe kundërshtari i tij, Nuni Omo, kërkoi falje publike për incidentin në të cilin nuk kishte ndërmend të lëndonte basketbollistin serb.

Tashmë 25-vjeçari serb do të duhet të pushojë për disa muaj në mënyrë që të rikuperohet për të vazhduar karrierën e tij profesionale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img