Të luash kundër Lionel Messit dhe Kylian Mbappes nuk është aspak e lehtë. Marcelo i Lyonit i ka bërë të dyja këto gjëra gjatë kohës së fundit e tani ka zbuluar se cila detyrë është më e vështirë: të mbrosh kundër Messit apo kundër Mbappes
Messi njihet si njëri prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve. Që nga transferimi i tij në Barcelonë, kur ishte ende fëmijë, ai ka vazhduar të thyejë rekord pas rekordi dhe të shkojë trofe të shumta në kabinetin e tij, transmeton prishtinapress.eu
Në anën tjetër edhe Mbappe ka qenë mjaft mbresëlënës, përkundër që është ende i ri dhe sapo e ka filluar karrierën si futbollit. Ai konsiderohet talenti më premtues në botën e futbollit dhe e ka dëshmuar veten në nivelin më të lartë të futbollit, si në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në Kupën e Botës.
“Gjatë kohës së fundit, kam luajtur kundër disa lojtarëve të cilët janë në nivelin më të lartë të futbollit”, ka thënë Marcelo.
“Të luash kundër Mbappes këtë sezon… ai më ka dhënë shumë punë për të bërë. Messi nuk luajti shumë mirë [të martën], por Mbappe, për shkak të shpejtësisë, pozicionimit, konfrontimeve të drejtpërdrejta, ai është më i vështiri”.
“Mendoj se ka shumë mundësi që ai do të bëhet së shpejti më i mirë në botë. Janë disa pika në të cilat ai duhet të përmirësohet për t’u krahasuar me Messin dhe Cristiano Ronaldon, por ai është duke u zhvilluar shumë shpejt”.