Reece James ndodhej në formë shumë të mirë, por në duelin e dytë ndaj Milanit në Champions League, sfidë të cilën ekipi i Graham Potter e fitoi 0-2, pësoi një dëmtim duke u detyruar të largohej nga fusha (62’) për shkak të dëmtimit në gju.
Anësori i djathtë i është nënshtruar kontrolleve të detajuara mjekësore. Përgjigja e tyre ka trishtuar 22-vjeçarin, i cili duhet të qëndrojë 8 javë pushim sipas komunikatës zyrtare të klubit londinez./Prishtinapress/