Trajneri norvegjez po gëzon një rikthim të ëndrrave në ‘Old Trafford’, duke fituar gjashtë ndeshjet e para në krye të Manchester United, pasi zëvendësoi Jose Mourinhon.
Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar pas humbjes 3:1 në ‘Anfield Road’ nga Liverpool, vendosi të ndajë rrugët me trajnerin Jose Mourinho, i cili kishte marrë drejtimin e skuadrës në verën e vitit 2016.
Në një situatë emergjente, drejtuesit e United me këshillën e Sir Alex Ferguson rikthyen në skuadër ish lojtarin e tyre, Ole Gunnar Solskjaer.
54 vjeçari ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet në krye të ‘Djajve të Kuq’, dhe e fundit ishte derbi ndaj Tottenhamit në Premierligë.
Përveç rezultateve, lojtarët dhe stafi i stërvitjes janë të entuziazmuar me metodat e punës dhe personalitetin e norvegjezit, dhe kanë bërë thirrje që atij t’i besohet punë e përhershme të Manchester United.
Kujtojmë se kontrata e Solskjaer me Unitedin përfundon në fund të sezonit.