Lojtarët e Manchester United duan të shohin sulmuesin anglez, Mason Greenwood, të rikthehet në skuadër.
Greenwood është lënë në “harresë” pasi United përsëri po vonon vendimin e tyre nëse do ta rikthejnë sulmuesin pasi akuzat për sulm u hoqën në fillim të këtij viti.
Pretendohet se vonesa e fundit është për shkak të bordit që dëshiron të konsultohet me ekipin e femrave të Unitedit dhe me ato të cilat ende janë të përfshira ende në Kupën e Botës.
Megjithatë, duket se bisedat me telefon ose video duken jashtë diskutimit.
Ndërkohë, shokët e skuadrës po frustrohen vazhdimisht me mënyrën se si po trajtohet Greenwood.
“Të gjithë lojtarët besojnë se ai meriton një shans të dytë, sepse ai është i pafajshëm në sytë e ligjit”, ka thënë fillimisht një burim për The Sun.
“Ai pati mundësinë të pastronte emrin e tij në gjykatë sepse akuzat u hoqën, kështu që lojtarët ndihen sikur ai ka mbetur në harresë”.
“Ata e dinë se do të jetë e vështirë, por janë të gatshëm ta mbështesin atë dhe ta mbrojnë atë”.
“Disa nga lojtarët më të rinj erdhën në akademi me të, kështu që ka një besnikëri ndaj tij”, përfundoi burimi i mediumit anglez.