Partia Demokratike e Kosovës ka publikur një video në të cilën shihen prapaskenat e xhirimeve në të cilat shihet kreu i PDK-së, Kadri Veseli teksa gabon në skenarin të cilin e kishte planifikuar për klipin që po e xhironte.
Një fjali e tij e thënë keq ka bërë që lojtarët e kombëtares të shpërthejnë në të qeshura.
E këtë skeq të videos të cilën e kishte xhiruar kohë më parë, Veseli e ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook, me mbishkrimin rrjedhës “Thojshin që ka me na mujtë Çekia”.
Me gjithë këtë, Veseli ia ka qëlluar rezultatit 2:1 në favor të Kosovës.